Ka nisur për të 9-tin vit radhazi MIK FESTIVAL në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës, që bën bashkë artistë të njohur nga Shqipëria dhe bota. Për organizatoren dhe sopranon e njohur Inva Mula, kete vit festivali vjen krejt ndryshe, në disa skena në Korçë e Devoll
“Vjen përsëri me surpriza, siç e kemi zakon, fillojmë me xhaz që nuk e kemi bërë asnjëherë, hapim dyert për zhanera të tjerë. Xhaz i viteve 30 që u krijua në Francë, me artiste shqiptare nga Suedia. Homazh për Viktor Gjika e Teodor Laço, koncert i jashtëzakonshëm me sallon të kinemasë. Një natë të mrekullueshme në Drenovë me balet, moonlight, nën dritën e hënës, e shoqërojmë me sonaten e hënës. Ditën e fundit kemi dy koncerte, njeri ne Hocisht pranë kishës, guxojmë të sjellim kor nga Greqia, si dhe për ta mbyllur në parku rinia me koncert të serenatave”, tha organizatorja Inva Mula.
MIK FESTIVAL do të sjellë edhe xhaz në Korçë.
“Shkoi shumë bukur, me pëlqeu që publiku reagoi ndaj xhazit, ky zhanër luhet por në rajonin tonë jo. Rikthyer nuk e them dot sepse nuk është luajtur më parë por interesim ka sepse reagimet e publikut kishte, do të thotë që u pëlqen”, tha Erkand Morina.
“Kam vite që dëgjoj për këtë festival, këtë vit jam pjesëmarrëse. Me lumturon që është në qytetin tim të lindjes, pjesëmarrja ime ka domethenie pasi shkrimtari Teodor Laço kujtohet me dashuri e për mua është emocion”
Festivalin e ndoqën edhe turistë të huaj, të cilët kane degjuar dhe shijuar muzikë cilësore.
“Unë vij nga Belgjika, erdha në Shqipëri për herë të parë, vendi shumë i bukur e ky koncert është qershia mbi tortë”
“Vij nga Brukseli, me pëlqen xhazi. Ne jemi të rinj e dëgjuam për koncertin dhe erdhëm”
Me një program që ndërthur muzikën klasike, xhazin, baletin dhe serenatat, MIK Festival synon edhe këtë vit ti kthejë Korçën dhe Devollin në qendra të artit dhe kulturës. Koncertet do të vijojnë per disa dite duke ngjitur në skenë artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.





