Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat pritet të jenë të larta, duke arritur deri në 35 gradë Celsius në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Sipas parashikimeve, nga mesdita deri në orët e pasdites do të ketë reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në zonat malore, kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit. Në disa zona të izoluara reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. Ndërkohë, në Ultësirën Perëndimore priten reshje të dobëta shiu, me përjashtim të vijës bregdetare.
Pas orëve të pasdites reshjet do të ndërpriten dhe moti do të mbetet i qëndrueshëm. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë.





