Kryetari i PD Sali Berisha nga mbledhja e përjavshme e grupit parlamentar demokrat, vlerësoi dy aksionet e fundit të SPAK-ut kundër trafikut të drogës me ndihmëne agjensive të vendeve partnere. Sipas Berishës këto aksione treguan situatën në Shqipëri ku një person i panjohur më parë si Salvador Aliu kishte trafikuar 50 ton kokainë.
“Nuk kisha dëgjuar kurrë një grup me 50 tonelata kokainë. U tejkalua, u harrua grupii Franc Çopjes që kishte 28 tonelata, tani del grupi Gjika-Alia, etj me 50 tonelata. Që të gjithë të udhëhequr, të frymëzuar dhe të mbështetur nga Ergys Agasi dhe Edi Rama”, tha Berisha.
Sipas Berishës përgjegjës për këtë situatë është kryeministri Edi Rama i cili ka lejuar futjen e parave të krimit në sektorin e ndërtimit
“Qeveria e PD nuk autorizoi dhe nuk lejoi ndërtimin e asnjë kulle në Shqipëri si monumente, si dëshmi e korrupsionit dhe drogës. Kemi denoncuar dhe denoncojmë me forcën më të madhe ndërtimin e kullave kudo që ndodhen. Por kjo është vepër e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij, e narkoshtetit të tij”, tha ai.
Berisha shfrytëzoi mbledhjen e grupit parlamentar për tu bërë apel mbështetësve të tij t’i bashkohen protestës, duke akuzuar Kryeministrin se po u bën presion protestuesve
Berisha gjithashtu dënoi edhe presionin mbi deputeten Marjana Koçeku e cila bëri edhe një denoncim publik në rrjetet sociale.





