Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
07 June 2026
Vizion fokus

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani:...

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba...

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22 për qind...

“Duhet të jesh idiot të sajosh të tilla gjëra”,...

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron asnjë nga...

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba trafiku, synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

7 Qershor 16:37

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ngritur alarmin për një fushatë mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe synojnë të vjedhin të dhënat personale dhe bankare të qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania, me qëllim përvetësimin e kredencialeve, të dhënave personale dhe informacioneve bankare.

AKSK bën me dije se ka ndërmarrë masat e nevojshme duke referuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për bllokimin e domain-eve dhe adresave IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës.

Autoriteti u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos klikojnë në lidhje të panjohura apo të dyshimta. Gjithashtu, rekomandohet që të mos ndahen të dhëna personale apo bankare dhe të verifikohet gjithmonë adresa e faqes që po vizitohet.

Reagimi i autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

KUJDES NGA MESAZHET MASHTRUESE

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një fushatë mashtrimi përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania me qëllim përvetësimin e të dhënave personale, kredencialeve dhe informacioneve bankare.

AKSK ka ndërmarrë masat e nevojshme duke referuar pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë AKEP, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës për marrjen e masave përkatëse të bllokimit.

Mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që synojnë të përvetësojnë të dhëna personale, kredenciale dhe informacione bankare.

Për t’u mbrojtur:

* Mos klikoni në lidhje të dyshimta.

* Mos ndani të dhëna personale apo bankare.

* Verifikoni gjithmonë adresën e faqes që po vizitoni.

* Përdorni vetëm kanalet zyrtare për të kontrolluar apo kryer pagesa.

Nëse dyshoni se keni rënë pre e këtij mashtrimi, kontaktoni menjëherë bankën tuaj dhe raportoni rastin pranë autoriteteve përkatëse.

/vizionplus.tv 

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Mashtrime Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta ketë edhe Himara

më shumë...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë kundër projektit

më shumë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

më shumë...

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej shumë vitesh”, Rama: Kush do i dali në mbrojtje Shqipërisë nëse jap dorëheqjen?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:01

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i...

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

6:04

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama...

5:43

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar...

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

4:07

“Duhet të jesh idiot të sajosh të...

3:28

Berisha: Rama po fsheh “Zvërnecin”, nuk sqaron...

3:12

Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet...

2:35

Policia kufitare me “dorë të hekurt”, 5...

2:10

Krijohet “Yacht Club Albania”, nisma merr jetë...

2:00

Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës,...

1:45

Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis, arrestohet 20-vjeçari...

1:30

“Natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojn”, Rama...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • “Pjesëmarrja më e ulët deri më tani”, Rama flet...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.