Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një bashkëbisedim me banorët në Zvërnec.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk ka rol në certifikimin e pronave, duke nënvizuar se këto procese rregullohen nga institucionet dhe ligji.
Një prej banorëve të zonës u shpreh se prona është kthyer në vitin 2009, teksa Rama ia ktheu me batuta, duke theksuar se në atë vit ai i kishte pasur flokët e zeza.
Pjesë nga biseda:
Rama: Unë nuk jam certifikues i asnjë lloj prone, sepse nuk e kam këtë kompetencë.
Qytetari: Këtë kërkojmë edhe ne, të mos ketë njerëz që e vënë pikën mbi “i”, përveç gjykatës.
Rama: Ju jeni vlonjatë. E kupton? Ju jeni mbi fetë, madje ju dhe Zoti jeni në garë se kush është Zoti. Unë e kam thënë, është pronë e kthyer. Kur është kthyer prona?
Qytetari: Në vitin 2009, përpara se ju të vinit në pushtet.
Rama: E di çfarë është viti 2009 për mua? Në 2009 unë i kam pasur flokët e zeza.
Qytetari: Unë e di ndryshe, këtu jemi keqkuptuar.
Rama: A i takon apo s’i takon, këtë nuk e vendos unë. Për ligjin, për shtetin dhe për marrëdhëniet juridike, nuk mund të rrijë në ajër një marrëdhënie pronësie. Një pronë bllokohet me siguri.
/vizionplus.tv





