Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më e madhe...

Finalja me “aromë” spanjolle, Luis Enrique dhe Mikel Arteta...

Bylykbashi në Kuvendin e PD: Kolegjialiteti, rruga e rithemelimit...

Anglezët “pushtojnë” Budapestin, rritet adrenalina e finales së sotme,...

Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin...

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia dhe lufta...

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është vepra jonë...

“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo...

Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë pa thënë...

“Flamuri i Skënderbeut dhe Ismali Qemalit në oborrin e...

Anglezët “pushtojnë” Budapestin, rritet adrenalina e finales së sotme, frikë nga përplasjet mes tifozërive

30 Maj 15:00

UEFA Champions League është ngjarja më e rëndësishme sportive e vitit në futbollin e klubeve në nivel global.

Kemi të bëjmë me një kompeticion me shifra shikueshmërie rekord dhe me një ndjeshmëri të lartë në mbarë globin, ndonëse trofeu është kontinental.

Kësisoj, dueli i sotëm në Budapest, që transmetohet në më shumë se 200 vende të botës, është gati për një vëmendje të jashtëzakonshme.

Topi do të nisë të rrotullohet në “Puskas Arena” në orën 18:00 dhe bashkë me të, shqiptarët do të kenë mundësi ta shijojnë komentin e kësaj sfide të madhe në ekranin e Vizion Plus.

Do të jetë në çdo rast një pasdite e ngjeshur në Vizion Plus, sepse analiza e prag-sfidës do të përcillet nga Vilma Masha dhe të ftuarit e saj në “Nata Champions” që në orën 17:00, pa lënë mënjanë “Arena Center”, një pikë takimi e Vizion Plus në zemër të Tiranës, me të gjithë të apasionuarit pas futbollit që mblidhen për të shijuar emocionet e finales.

Ndërkohë në Budapest, atmosfera është me elektrizuese se kurrë. Janë me fat 67 mijë tifozët që kanë mundur të sigurojnë një biletë për në stadium, ndërkohë që në disa zona të kryeqytetit hungarez janë ngritur fan zone për t’i dhënë mundësi gjithkujt ta përjetojë në një mënyrë tjetër këtë përballje.

Anglezët që kanë udhëtuar drejt Budapestit janë të shumtë në numër në raport me francezët. Për këtë arsye autoritetet vendase kanë rritur ndjeshëm masat e sigurisë, duke iu trembur përplasjeve të mundshme të tifozërive.

Kjo ka qenë një ndër arsyet pse UEFA vendosi që finalja të luhet nga tani e në vazhdim në orën 18:00, për menaxhimin më të mirë të post ndeshjes dhe udhëtimin e tifozëve në vendet e tyre që në mbrëmjen e finales, ndonëse për shumëkënd ky është një orar jo ideal për emocionet e ndeshjes së vitit.

Posted Under:
Anash Bota Sport
Tagged:
Arsenal Budapest Psg Tifoze

Nga e njëjta kategori

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më e madhe është rikthimi i besimit te shqiptarët

më shumë...

Rihapet Muzeu Etnografik i Beratit, është edhe një nga destinacionet kryesore turistike të qytetit

më shumë...

Dorëzohet qendra e çaktvizimit, Lamallari: I shërben forcimit të sigurisë në vend

më shumë...

Finalja me “aromë” spanjolle, Luis Enrique dhe Mikel Arteta dy ish-shokë skuadre, sot në luftë për trofeun

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

4:41

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më...

4:38

Rihapet Muzeu Etnografik i Beratit, është edhe...

4:34

Dorëzohet qendra e çaktvizimit, Lamallari: I shërben...

3:56

Finalja me “aromë” spanjolle, Luis Enrique dhe...

3:48

Bylykbashi në Kuvendin e PD: Kolegjialiteti, rruga...

3:33

“Miss Shqipëria” promovon rivierën, vajzat bëjnë ndalesa...

3:00

Anglezët “pushtojnë” Budapestin, rritet adrenalina e finales...

2:24

A ka gënyer Moza për raportin me...

2:17

Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë...

2:07

“Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja...

2:04

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia...

1:54

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është...

1:51

“Jam shumë më tepër se mbiemri që...

1:34

“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi...

1:25

Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë...

1:18

“Flamuri i Skënderbeut dhe Ismali Qemalit në...

1:14

“Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevisën...

1:09

“PD humbëse kronike dhe shpirti i shkatërrimit...

12:42

Policia merr në dorëzim Qendrën e parë...

12:22

Indri eliminohet nga “Ferma VIP”, debat mes...

Më të klikuarat

  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • Vrau gruan me çekiç dhe e mbajti trupin një javë në papafing...
  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • “Ky është vetëm fillimi, përgatituni…”, ish-pres...
  • Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.