Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
03 September 2026
Vizion fokus

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i...

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë,...

Pas dorëheqjes së Evis Salës, zgjidhet ministrja e re...

Virusi i Nilit në Greqi, 58 raste të reja...

Trump i lumtur që princ Harry dhe Meghan u...

“Kemi pistat tona, disa të shoqëruar”, drejtuesi i policisë...

Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, dalin pamje nga...

Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e dronëve që...

Rama sulmon KLGJ dhe KLP: Kur është paga e...

Mundësi marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit!

25 Maj 17:35

Një marrëveshje e mundshme mes SHBA-së dhe Iranit mund të sjellë zgjatjen e armëpushimit për 60 ditë dhe ndërprerjen e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe Libanin, raporton CBS News.

Sipas draftit të memorandumit të mirëkuptimit, i cili pritet të miratohet nga Teherani, parashikohen disa pika kyçe që synojnë uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Mes tyre përfshihen zgjatja e armëpushimit aktual me 60 ditë, hapja e menjëhershme e Ngushticës së Hormuzit nga Irani dhe rikthimi i lundrimit detar në nivelet para luftës brenda 30 ditëve.

Po ashtu, drafti parashikon një deklaratë të përbashkët mes SHBA-së, Iranit dhe aleatëve të tyre për ndalimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të të gjitha operacioneve ushtarake në rajon, përfshirë Libanin.

Në dokument thuhet gjithashtu se asnjëra palë nuk do të nisë luftë apo të kërcënojë me përdorimin e forcës, ndërsa Irani do të riafirmojë angazhimin se nuk do të zhvillojë armë bërthamore.

Një tjetër pikë e rëndësishme lidhet me largimin e rezervave të uraniumit të pasuruar, përmes një mekanizmi që do të dakordësohet nga të dyja palët.

Sipas raportimit, zhbllokimi i aseteve iraniane të ngrira dhe heqja e sanksioneve do të varen nga respektimi i këtyre kushteve nga Teherani.

Një zyrtar i lartë amerikan konfirmoi për CBS News shumicën e pikave të draftit, por nuk komentoi mbi ndalimin e operacioneve ushtarake në Liban dhe zgjatjen 60-ditore të armëpushimit.

Ndërkohë, përpjekjet diplomatike janë intensifikuar ditët e fundit. Ministri i Jashtëm iranian ndodhet në Doha për bisedime me autoritetet e Katarit, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi nga Nju Delhi se SHBA do t’i japë “çdo mundësi diplomacisë” para se të shqyrtojë opsione të tjera ndaj Iranit.

Edhe Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Social, ku u shpreh se negociatat “po ecin mirë”, por paralajmëroi se në rast dështimi mund të ketë sulme të reja.

“Ose do të ketë një marrëveshje të madhe për të gjithë, ose nuk do të ketë fare marrëveshje”, shkroi Trump.

Sipas burimeve, bisedimet në Doha janë fokusuar kryesisht te Ngushtica e Hormuzit dhe rezervat iraniane të uraniumit të pasuruar, ndërsa në diskutime është përfshirë edhe mundësia e zhbllokimit të fondeve iraniane të ngrira jashtë vendit.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se memorandumi përfshin 14 pika dhe fokusohet në përfundimin e luftës dhe të bllokadës detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkohë, Irani njoftoi se ka rrëzuar një dron “armik” me një sistem të ri të mbrojtjes ajrore, pa dhënë detaje mbi origjinën e tij.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran marreveshje SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

më shumë...

Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës: Forcim i marrëdhënieve dhe rritje e investimeve zvicerane në Shqipëri

më shumë...

Jo të gjithë marrin të njëjtin numër kalorish nga ushqimi, ja çfarë ndikon te organizmi

më shumë...

Virusi i Nilit në Greqi, 58 raste të reja dhe 24 viktima

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:02

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

12:47

Begaj pret ambasadoren e re të Zvicrës:...

12:44

Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re...

12:36

Jo të gjithë marrin të njëjtin numër...

12:30

Pas dorëheqjes së Evis Salës, zgjidhet ministrja...

12:18

Virusi i Nilit në Greqi, 58 raste...

11:52

Trump i lumtur që princ Harry dhe...

11:46

“Kemi pistat tona, disa të shoqëruar”, drejtuesi...

11:41

Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, dalin...

11:33

Kompania izraelite dhe Serbia planifikojnë prodhimin e...

11:24

Rama sulmon KLGJ dhe KLP: Kur është...

11:20

Rama mesazh të prerë deputetëve: Vepër penale...

11:19

Vlorë/ Në gjendje të dehur bënte manovra...

11:15

Dy ndeshje pa tifozë për Tiranën, ja...

11:07

“Beteja jonë kryesore është me justifikimet”, Rama...

10:54

Zjarri në Ulëz përhapet me shpejtësi, flakët...

10:53

Argjentina ndalet në minutën e 10-të për...

10:52

Ç’po ndodh me Edon Zhegrovën, Juventus ndërmerr...

10:50

“Nuk duhet të krijojnë skenën e tyre...

10:41

“Çdo të premte, në orën 5 do...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Ser...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.