Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’, Teherani: Gabim...

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema:...

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron të Hezbollahut

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun...

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake, nuk është...

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore: Një vit...

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi s’është bërë...

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen...

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon arsyet: Ja pse nuk e donin Salianjin në garën për PD-në

30 Prill 22:21

Gara brenda Partisë Demokratike për zgjedhjen e kreut, ishte një nga temat e QUO VADIS në Vizion Plus këtë të enjte.

E ftuar gazetarja Enkeleda Mema, tha se Sali Berisha do ta fitonte garën pavarësisht rivalit, por çështja kryesore mbetet diferenca e votave. Ajo theksoi se një përballje me Ervin Salianjin do të kishte prodhuar një përqindje të caktuar votash për këtë të fundit, çka sipas saj mund të ishte një nga arsyet pse ai nuk u lejua të garonte.

Nga ana tjetër, gazetari Denis Minga u shpreh se për Berishën është thelbësore të ruajë ose të rrisë numrin e votave krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke theksuar se çdo rënie do të konsiderohej si humbje politike.

Analisti politik Endri Tafani argumentoi se dy ishin aryset pse Sali Berisha nuk e donte Ervin Salianjin në garë. Sipas tij, një rezultat, qoftë edhe modest për Salianjin do ta kthente atë në një pikë reference brenda partisë, sidomos në një skenar të ardhshëm pas largimit të Berishës. Aryeja tjetër sipas Tafanit është që Berisha s’donte më pak vota se herën e kaluar, pasi siç shtoi analisti, kështu do t’i binte kredibiliteti si lider i padiskutueshëm në PD.

Pjesë nga biseda:

Mema: Sali Berisha, këdo që të kishte përballë, do e fitonte garën. Diskutimi është me çfarë shifrash do e fitonte. Nëse Salianji do ishte përballë Berishës, mund t’i jepnin një përqindje demokratët Salianjit. Berisha e ka pasur problem që Salianji të ishte në garë. A do ia prishte ai Berishës fitoren e madhe? Unë besoj se ky duhet të ketë qenë shqetësimi.

Minga: Berishës i intereson që të mos ketë një numër më të vogël votash krahasuar me 4 vite më parë. Nëse do marrë më pak vota, për Berishën është një humbje. Do më shumë se 44 mijë vota.

Tafani: Në momentin që Salianji konkurronte, edhe nëse s’merrte shumë vota, një përqindje sado do e kishte. Kjo do e kthente atë në pikë reference, nëse Berisha nesër apo pasnesër ikën, Salianji ngelet si pikë reference. Mënyra si e ka drejtuar Berisha Partinë Demokratike është që “unë jam i vetëm dhe do bëni siç them unë”. Shumë figura nga PD janë larguar pikërisht për këtë gjë. Të rinjtë që janë në PD janë të lodhur. Në mbledhjet që bënte Salianji ishin të gjithë të rinjtë. Në mbledhjen e Berishës ishin të gjithë pensionistët. Berisha nuk donte që kjo garë të kthehej në një garë që mund të kishte më pak vota se zgjedhjet e kaluara. Dhe Salianji do dilte me një rezultat që Berishës do t’i binte ai kredibiliteti si lider i padiskutueshëm në PD.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Berisha PD Quo Vadis salianji Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që e mbështet, veprimi i Spiropalit do harrohet shpejt

më shumë...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema: Veprim inatçor, Rama nuk do e përjashtojë

më shumë...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun e PD, Salianji: Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng

më shumë...

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake, nuk është e hijshme të përdoret një grua! Mema: Maqo Lakrori i PD

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:10

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’,...

10:49

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka...

10:44

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i...

10:40

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron...

10:21

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”,...

10:13

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje...

10:04

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake,...

9:54

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore:...

9:45

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi...

9:31

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar,...

9:22

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte...

9:04

SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet...

8:15

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali...

7:59

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që...

7:42

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime...

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

6:09

Makina përfundon në oborrin e banesës në...

6:08

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen...

5:54

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.