Gazetari Denis Minga, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar zgjedhjet brenda PD-së, ku ditën e sotme dorëzoi dokumentet për regjistrim në garë Mereme Sela.
Sipas tij, kjo nuk është e hijshme, sidomos kur bëhet fjalë që të përdoret figura e një gruaje.
Ndërkohë, gazetarja Enkelejda Mema hoqi një paralelizëm mes figurës së zonjës Sela dhe ish-ministrit socialist Maqo Lakrori, i cili kandidonte dikur përballë Fatos Nanos dhe Edi Ramës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Gara për kreun e PD-së?
Minga: Cila garë? Këtu nuk kemi garë. Këtu u vendosën dy kritere, të cilat penalizonin zotin Salianji; kriteri i figurës, 10 vite profil i lartë, penalizonte Alesia Balliun, por u pranua një kandidate që bie ndesh me këtë kriter.
Mema: Nuk e dimë nëse është pranuar apo jo.
Borakaj: Zonja tha: kam dorëzuar dokumentacionin, pres të kem një konfirmim.
Minga: Fakti që zonja nuk është e njohur…
Borakaj: Por ka dorëzuar edhe zonja Kolalari.
Minga: Po, është më e thjeshtë për t’u refuzuar. Unë mendoj që nuk është e hijshme të përdoret një grua në këtë formë. Ka ndodhur edhe në PS, por kur përdoret një burrë është më ndryshe.
Mema: Maqo Lakrori i PD-së.
Minga: Zoti Lakrori ka qenë ministër. Unë pyeta personazhe dhe miq në PD dhe askush nuk e njeh.





