Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Një person dënohet me dy vjet burgim për sulmin...

Agravon sherri në Sarandë, plagosi me thikë 26-vjeçarin pas...

Gjermania do të vendosë taksë mbi pijet e gazuara...

Plagosi me sende të forta një person në vitin...

16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues në...

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen në avion,...

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet dëshmia e...

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi:...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet...

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson tonet ndaj...

Veterani i UÇK-së mbërrin në Kosovë pas lirimit nga paraburgimi në Serbi

29 Prill 12:34

Një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka mbërritur në vendlindje të mërkurën herët pasi u lirua nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për rreth tre muaj për gjoja krime kundër popullatës civile, njoftoi avokati i tij Arianit Koci.

Mit’hat Llozhani mbërriti në Kosovë rreth orës 5:00 mëngjesin e së mërkurës, shkroi Koci në Facebook.

Koci theksoi se Llozhani “ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë” dhe shtoi se më shumë hollësi “do të japim bashkë me Mit’hatin, ditëve në vijim”.

Llozhani ishte arrestuar më 5 shkurt sapo kishte hyrë në Serbi nga pika kufitare e Batrovcit në kufi me Kroacinë.

Ai ishte dërguar në paraburgim nga autoritetet serbe, të cilat thanë asokohe se ai dyshohej se kishte kryer trajnime si pjesëtar i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit në vitet 1998 dhe 1999 “pas së cilave ka marrë pjesë në sulme terroriste kundër anëtarëve të MPB-së serbe dhe ushtrisë jugosllave”.

Por, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i tha Radios Evropa e Lirë (REL) në shkurt se Llozhani kishte marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri, por nuk kishte të dhëna se ai kishte qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Nënkryetari i kësaj organizate të veteranëve, Gazmend Syla, i pati thënë REL-it se Llozhanit i ishte gjetur kartela e veteranit në xhep gjatë kontrollit nga autoritetet serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJD) i kishte kërkuar angazhim bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar në lirimin e LLozhanit.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës për gjoja krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-’99, dhe vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Serbi UÇK Ushtar

Nga e njëjta kategori

Një person dënohet me dy vjet burgim për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

më shumë...

Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojnë dokumente dhe aparate celularë

më shumë...

Zjarri përfshin ullishtet shekullore në zonën e Panajasë, flakët kanë shkaktuar dëme të shumta

më shumë...

Turistë në plazhet e Karaburunit, gjithnjë e më shumë të huaj vizitojnë Gjirin e Vlorës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:40

Një person dënohet me dy vjet burgim...

2:17

Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e...

2:12

Zjarri përfshin ullishtet shekullore në zonën e...

2:07

Turistë në plazhet e Karaburunit, gjithnjë e...

1:57

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë...

1:54

Mundësi dhe fillime të reja, shenjat me...

1:53

Agravon sherri në Sarandë, plagosi me thikë...

1:47

Turizëm me biçikleta në Kolonjë, çiklistë italianë...

1:37

Gjermania do të vendosë taksë mbi pijet...

1:25

Plagosi me sende të forta një person...

1:20

16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet...

1:01

“Revanshi”/ Sot seanca në GJKKO, të pandehurit...

12:52

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen...

12:46

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet...

12:37

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

12:34

Veterani i UÇK-së mbërrin në Kosovë pas...

12:30

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në...

12:24

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve...

11:45

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë...

11:23

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • A po e teproni? Nutricionisti zbulon sa herë në javë mund të...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.