PSG ka fituar aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League përballë Bajernit të Mynihut. Një sfidë vërtet spektakolare, ku të dyja skuadrat dhanë maksimumin e tyre, por në fund ishin parizienët ata që fituan 5-4.
Ishin bavarezët të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Herri Kejn, i cili realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Por në të 24-ët dhe 33-ën fillimisht Kvaratshelia e më pas Neves përmbysën gjithçka në favor të vendasve.
Por në minutën e 41-të Olise riktheu sërish barazpeshën, për tu përmbysur gjithçka në minutën e 5-të të shtesës së fraksionit të aprë të lojës, ku Dembele pasi la në vend mbrojtjen bavareze realizoi golin e tretë.
Me rezultatin 3-2 u mbyll pjesa e parë e sfidës.
Me nisjen e pjesës së dytë parizientë e nisën vrullshëm duke shënuar edhe dy herë të tjera me anë të Kvaratshelia dhe Dembele përkatësisht në minutat 56 dhe 58-të.
Kur u duk se Bajerni ra “KO” në “Parc de Prince”, gjermanët morën zemër duke u rifutur sërish në lojë ku për 3 minuta Upamekano dhe Diaz ngushtuan rezultatin në 5-4.
Deri në fund të takimit pavarësisht rasteve rezultati mbeti i pandryshuar.
Do të jetë e mërkura e ardhshme në “Allianz Arena” ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë skuadra finaliste.





