Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka komentuar shqetësimet për një kërcënim të mundshëm ndaj Shqipërisë në kontekstin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke i cilësuar ato si të pabazuara.
I ftuar në studion e QUO VADIS, ai u shpreh se frika për një sulm nga Irani është “absurde”.
Klosi theksoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO, gëzon garanci sigurie që e bëjnë të pamundur një skenar të tillë. Sipas tij, çdo veprim agresiv ndaj një vendi anëtar do të përballej me reagimin e gjithë aleancës.
“Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme po i ndjejmë siç i ndjen gjithë bota. Të trembesh se mos iranianët na sulmojnë është absurde. Raketat në Qipro dhe në Turqi janë pritur. Muxhahedinët kanë kohë këtu. Kanë ardhur për t’u strehuar. Kanë zënë mend nga përplasjet që patën me policinë dhe njerëzit i kanë harruar. Thjesht e dinë që ka një kamp në Manzë dhe është i tyre dhe kaq. Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe ata e dinë që me NATO-n nuk bëhet shaka”, tha Klosi.
/vizionplus.tv





