Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak në Liban,...

Rama nga Berati: Investimin në Berat do e donte...

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen në krye...

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në Shqipëri mungojnë...

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën...

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër Zvërnecit dhe...

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë në...

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të nuk e...

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve mes Izraelit...

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

26 Mars 09:25

Baret, restorantet dhe hotelet do të mund të përdorin deri në 25% të trotuarit për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve, por tashmë kjo do të vijë me një kusht të ri: për çdo karrige të vendosur, biznesi duhet të mbjellë një pemë.

Ky detyrim është pjesë e një rregulloreje të re për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Leja për përdorimin e trotuarit do të konsiderohet e vlefshme vetëm pasi subjekti të ketë dokumentuar mbjelljen e pemëve dhe të ketë përmbushur të gjitha detyrimet financiare.

Rregullat e reja kërkojnë gjithashtu që të mos bllokohet kalimi i qytetarëve. Duhet të lihet gjithmonë një hapësirë e lirë prej të paktën 2 metrash për këmbësorët.

Ndalohet vendosja e pengesave si barriera, vazo, tapete apo struktura mbi hapësirat e gjelbëruara. Po ashtu, nuk lejohen zgarat në trotuar pa sistem aspirimi.

Lejet do të jepen nga bashkitë përmes aplikimit online dhe do të kenë afat deri në 2 vite, me mundësi rinovimi. Për aktivitete të përkohshme, leja mund të jepet deri në 30 ditë.

Në rast shkeljesh, bizneset fillimisht paralajmërohen për t’i korrigjuar brenda pak ditësh. Nëse nuk respektojnë rregullat, mund të përballen me gjoba të larta dhe deri në heqjen e lejes për përdorimin e hapësirës publike.

Pjesë nga projektvendimi:

Për rastet kur parashikohet vendosja e karrigeve, subjekti është i detyruar të mbjellë një pemë për çdo karrige të vendosur. Leja konsiderohet e vlefshme vetëm pas dokumentimit zyrtar të mbjelljes së pemëve dhe përmbushjes së plotë të detyrimeve tatimore dhe financiare përkatëse.

Gjithashtu, rregullorja përcakton se:

Shfrytëzimi i trotuareve lejohet deri në 25% të gjerësisë së tyre, duke garantuar një hapësirë të lirë prej të paktën 2 metrash për lëvizjen e këmbësorëve./monitor

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
karrige Pemë Trotuar

Nga e njëjta kategori

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak në Liban, nevojitet zgjidhje përmes dialogut

më shumë...

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në Shqipëri mungojnë prej 13 vitesh

më shumë...

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së

më shumë...

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë në moshë të re ish-futbollisti i Serie A (EMRI-FOTO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

7:20

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak...

6:30

Rama nga Berati: Investimin në Berat do...

6:27

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar...

5:54

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen...

5:45

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në...

5:38

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Gjykata Kushtetuese...

5:32

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër...

5:29

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron...

5:05

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:53

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e periferive jugore...

4:30

Sulmet në Liban, kryeparlamentari i Iranit: SHBA-të...

4:17

SHBA zbulon planin për uljen e tensioneve...

4:04

Incidenti në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë...

3:55

Gogu: Po përgatitet amnistia, masa të reja...

3:42

Ndryshim në drejtimin e QSUT, Rudina Degjoni...

3:34

Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë presin...

3:06

“Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej...

2:51

“Miss Shqipëria” ndalet në Kavajë, vajzat e...

2:42

A është takuar me Vanesën pas Ferma...

2:14

“Respektoni sundimin e ligjit, kriter i BE-së”,...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë në moshë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.