Deputeti demkorat Saimir Korreshi në një intervistë ndryshe në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka folur si rrallë herë për pasionet e tij jashtë politikës. Piktura është një ndër to, dhe deputeti tregon se si e ka nisur rrugëtimin.
Korreshi: Ka qenë një pasion, por kam pasur një mikun tim, i cili ka mbaruar akademinë e arteve. Unë shikoja atë dhe thashtë ‘kam qejf ta nis’. Pastaj ai më mësoi teknikën dhe kemi bërë shumë piktura.
Ndërsa i pyetur se çfarë mendimi ka për piktorët e tjerë në politikë, Korreshi, duke iu referuarar kryeministrit të vendit Edi Rama, nuk kurseu batutat.
Korreshi: Për zhgarrativësit do të thuash në politikë. Një piktor do të pkturonte një tablo të jetës reale në Shqipëri, gjë që nuk e bëjnë. Janë duke jetuar në një dimension krejt të ndryshëm, flas për kryeministrin. Nuk e ka idenë si është halli në Shqipëri. Po na ikën dhe shtresa e mesme për shkak të pasigurisë ekonomike që ka për nesër.
Më tej i pyetur nëse ka ndonjë të përbashkët tjetër me kryeministrin Rama përveç politikës dhe pikturës, deputeti tha: Unë jam i lidhur fort me juridikun. Nuk dalin të përbashkëta, nuk synoj për aq lart. Më pëlqejnë më shumë këta që janë lart. T’i ngacmoj më shpesh. Unë nuk pretendoj për kryeministër. Pretendoj që hallet dhe problemet e Lushnjës t’i zgjidh.
Korreshi rrëfeu vështirësitë që ka kaluar gjatë periudhës së shkollimit në Itali, kur i është dashur të flejë për 20 ditë në rrugë.
Korreshi: Ngela në rrugë, por nuk u dorëzova. Kisha dy çanta sporti. E njihja mirë gjuhën italiane se kisha vite që e praktikoja, po aty ishte ndryshe. Pastaj njoha një punëtor dhe më pyeti sepse i bëri përshtypje një çun i ri me dy çanta. Kishte një vend të improvizuar dhe ashtu e shtyva. Më vonë mu kujtua që burri i hallës time kishte një shok atje dhe më pas filloi ndryshimi. Fillimisht e kam nisur duke shitur në stadium. Më pas punoja në një piceri në fundjavë.
Më 11 mars 2018 është rikthyer nga Italia dhe më pas ka njohur dashurinë e jetës.
Korreshi: 11 mars ka qenë dita e fundit…isha për doktoraturë në Romë në vitet 2017-2018 dhe thashë përfundimisht që do kthehem, u ktheva më 11 mars, dy ditë para ditëlindjes time. Erdha sepse më ka ndryshuar jeta. Kam dy fëmijë të mrekullueshëm, një familje të mrekullueshme. I dhanë ngjyra jetës.





