Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 May 2026
Vizion fokus

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës...

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë kompani europiane...

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj, rritje 700%...

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen...

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik përballet me...

Katër fermerë në televotim, publiku vendos për fatin e...

Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë e Shqipërisë

Starmer në prag të “greminës”, ministrja e tij jep...

Kriza në Lindjen e Mesme prek Japoninë, patatinat dalin...

Von der Leyen: Po planifikohen rregullore të reja për...

Tension në Kuvend, Balla: Armata e Bufit nuk e përballoi lajmin e madh për Shqipërinë, ftesën e Presidentit Trump për Edi Ramën

19 Janar 18:36

Vit i ri, por politikë e vjetër. Kështu ka qenë edhe nisja e sesionit të ri parlamentar këtë të hënë, ku tensionet mes mazhorancës dhe opozitës nuk kanë munguar.

Deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, ndërkohë që kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, në fjalën e tij nga vendi ironizoi opozitën rreth deklaratave të bëra në media dhe rrjetet sociale pas ftesës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Balla, në fjalën e tij, tha se armata e qyqarëve dhe e bufit nuk e përballoi dot as këtë lajm të mirë për vendin, duke dalë e hedhur baltë në media.

“Edhe pse është një vit i ri, shohim prapë zakonin e vjetër, me shpresën që koha do ju bëjë të reflektoni. Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në një moment krenarie në arenën ndërkombëtare për Shqipërinë, e cila sapo është ftuar të marrë një tjetër rol të paimagjinueshëm, sikurse është ftesa e presidentit Donald Trump, i cili e ka ftuar personalisht kryeministrin Rama dhe, përmes tij, Shqipërinë, t’i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtar të quajtur Bordi i Paqes. Do ta vlerësoja maksimalisht që edhe PD ta vlerësojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Fatkeqësisht, edhe për ngjarje të tilla me peshë të madhe për Shqipërinë tonë të vogël, edhe ndaj këtij lajmi të madh për Shqipërinë, për emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, u ngrit sërish armata e qyqarëve. Që nga e shtuna në darkë bërtisnin e thërrisnin: në fillim thanë që nuk ka ftesë, pastaj kur doli ftesa thanë që janë të gjitha vendet anëtare të OKB-së; pastaj më e bukura ishte se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës, edhe për atë të Paraguajit. Më pas thanë se ftesa duhet të jetë e personalizuar dhe edhe aty gabuan. Nuk është fare rastësi që nuk janë asnjëri prej kryeministrave apo presidentëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, sikurse është edhe kryeministri Micotakis apo presidenti Erdogan. Pastaj, me porosi të bufit, filluan të dalin në televizione, aq sa edhe ‘Trumpisti’ Tritan Shehu doli në TV-në e Zenit dhe na shau SHBA-të. Sa i përket kësaj çështjeje, nuk jemi aty sepse jemi vend anëtar i NATO-s, por sepse Rama është partner i besueshëm i SHBA-ve”, deklaroi Balla.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Balla Berisha rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës për Prokurimet Publike: Kemi bërë progres të madh, vlerësohemi ndërkombëtarisht

më shumë...

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë kompani europiane nuk ka fituar një prokurim në Shqipëri

më shumë...

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj, rritje 700% e vizitorëve hebrenj në vend

më shumë...

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet tona forcohen dita-ditës, shqiptarët rrezikuan jetët për të mbrojtur hebrenjtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:00

SMS mashtruese në emër të bankave, arrestohet...

1:44

Sfidat për sigurinë ushqimore, AKU kalon në...

1:32

“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i...

1:28

“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë...

1:04

Dita Botërore e Infermierëve, ministrja Sala: Asnjë...

1:02

Samiti Shqipëri-Izrael/ Rama: Shqipëria është shtëpia juaj,...

12:58

Samiti Shqipëri-Izrael për sigurinë kibernetike, Rama: Marrëdhëniet...

12:27

Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën...

12:14

Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë...

11:54

Starmer në prag të greminës? Kryeministri britanik...

11:43

Katër fermerë në televotim, publiku vendos për...

11:38

Si do të aplikohet paraburgimi? Avokatët: Vendimi...

11:37

Çekët, aventurë në Shkumbin, turistët eksplorojnë lumenjtë...

11:19

Starmer në prag të “greminës”, ministrja e...

11:06

Kriza në Lindjen e Mesme prek Japoninë,...

10:50

Von der Leyen: Po planifikohen rregullore të...

10:25

Emiratet e Bashkuara Arabe kryejnë operacione të...

10:25

”Ti me mua s’ke histori, mund të...

9:49

Defekt në rrjetin kryesor të ujësjellësit, Vlora...

9:45

Ishte e parkuar në oborrin e Dioqezës...

Më të klikuarat

  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Hëna e Re sjell ndryshime të forta, Horoskopi javor nga Meri...
  • Moza ndjenja dashurie për Adin? Fermerët hedhin dyshimet, po...
  • Romiri dhe Soni marrin informacione nga jashtë, Vanesa tërhi...
  • “8 vite me atë që mbaj kanë qenë llahtar”/ Moza flet për par...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.