Zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën “5 Maji” në Tiranë ka marrë përmasa apokaliptike.
Në vendngjarje aktualisht janë më shumë se 30 efektivë të forcave zjarrfikëse dhe 6 automjete, të cilat janë në luftë me flakët, por ende nuk kanë mundur t’i vënë nën kontroll.
Lexo edhe :
Related Posts
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse të Elbasanit, Kamzës dhe Vorës.
Gjithashtu, është kërkuar ndihma e ushtrisë. Mësohet gjithashtu se zjarri po përhapet në një tjetër vatër.






