Vendi
Arrestohet 54-vjeçari në Elbasan, dëmtoi banesën e motrave me ekskavator

*Foto ilustruese*
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. P., 54 vjeç.
Sipas Policisë, dyshohet se ky shtetas, nëpërmjet vetëgjyqësisë, ka dëmtuar me ekskavator një banesë që ishte në pronësi të motrave të tij.
Reklamë
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




