E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

Rishikohet masa “arrest në burg”, Gjykata e Lartë ndryshon pjesërisht kriteret për caktimin e masave të sigurisë

Gjykata e Lartë ka ndryshuar pjesërisht kriteret për caktimin e paraburgimit.

Sipas praktikës së re unifikuese, Gjykatat duhet të marrin parasysh personalitetin e personit të dyshuar kur vendosin masën “arrest në burg”.

Izolimi nuk duhet të bazohet thjesht tek natyra e veprës penale, por tek rreziqet konkrete që paraqet i pandehuri nëse lihet me një masë më të butë.

Një tjetër ndryshim është se Gjykata e Faktit tani ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka zgjedhur masa më të lehta sigurie, si “detyrimi i paraqitjes” apo “arresti në shtëpi”. Më parë kërkohej vetëm arsyetimi për vendosjen e arrestit në burg.

Reklamë

Gjithashtu, edhe prokurori duhet të argumentojë pse kërkon një masë kufizuese të lirisë dhe jo një alternativë më të butë në kërkesën që paraqet në gjykatë.

Ndryshimi i vendimit unifikues të 2011 për paraburgimet ka qenë unanim dhe ai hyn ne fuqi me botimin ne fletoren zyrtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë