E martë, 6 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Alarmante! Përhapet një tjetër vatër zjarri te “5 Maji”, rrezik nga bombolat e gazit në magazina

Zjarri që ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën “5 Maji” në Tiranë ka marrë përmasa alarmante.

Në vendngjarje ndodhen mbi 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe 6 automjete, të cilët po luftojnë me flakët, por deri më tani nuk kanë mundur ta vënë zjarrin nën kontroll. Flakët janë përhapur edhe në një vatër tjetër, duke e bërë situatën edhe më të vështirë.

Reklamë

Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, pasi në ambientet e magazinave dyshohet se ndodhen bombola gazi, çka rrit ndjeshëm rrezikun për shpërthime. Për këtë arsye, zona është izoluar dhe qytetarët janë mbajtur larg për arsye sigurie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Autoritetet po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa situata vijon të mbetet kritike.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse të Elbasanit, Kamzës dhe Vorës.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë