E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Aksidenti në Durrës, reagon Rama: Tragjedi e pangushëllueshme! Zoti i bekoftë dy shpirtrat e vegjël

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të miturit.

Në mesazhin e tij, Rama shpreh dhimbjen për ngjarjen e rëndë.

Postimi i Edi Ramës:

Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë