E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PD mbledh Kryesinë, në fokus protesta e 8 Majit dhe Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike do të zhvillojë nesër, të martën në orën 13:00, mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të diskutohen disa çështje të rëndësishme organizative dhe politike.

Në rendin e ditës është përfshirë organizimi i protestës së 8 majit, si dhe përgatitjet për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar. Gjithashtu, Kryesia do të shqyrtojë dhe do të marrë vendim lidhur me propozimin për kandidaturën për kryetar të PDSH.

Mbledhja pritet të përfshijë edhe diskutime të tjera mbi çështje të brendshme të partisë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë