Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka publikuar pamjet e para nga momenti i arrestimit të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, nga forcat speciale amerikane Delta Force.
Siç shihet edhe në foto, Maduro, i veshur me kostum sportiv dhe me sytë mbyllur dhe me pranga në duar, shoqërohet nga ushtarët amerikanë.

Më herët, CNN bëri me dije se Maduro dhe bashkëshortja e tij u arrestuan në dhomën e gjumit dhe u nxorën me forcë prej andej, për t’u dërguar më pas drejt SHBA-ve.
Vetë presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ndoqi LIVE të gjithë aksionin, duke e cilësuar atë të jashtëzakonshëm.
“Ata janë duke shkuar për në Nju Jork. Ata janë paditur në Nju Jork. Fillimisht u çuan në një anije, Iwo Jima, dhe do të vazhdojnë për në Nju Jork. U çuan me helikopter. Një fluturim i këndshëm, jam i sigurt se u pëlqeu”, tha Trump.





