“Kurum International Albania” dhe “Danieli Officine Meccaniche S.p.A.” nënshkruajnë zyrtarisht kontratën e re të investimit për ndërtimin e një impianti të riprodhimit te çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe vendore, partnerëve strategjikë dhe të ftuarve, nëTirane.
Ky investim përfaqëson një projekt industrial strategjik për Shqipërinë, në përputhje me prioritetet kombëtare për inovacion, konkurrueshmëri dhezhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Fabrika e re do të ndërtohet mbi teknologjinë MIDA Steel Concept të kompanisë Danieli, një nga liderët botërorë në inxhinierinë dhe teknologjinë e industries së çelikut.
“Kjo ditë është shumë e rëndësishme për ne pasi kemi arritur të firmosim një partneritet strategjik, një kontratë e rëndësishme për ne, për ndërtimin e një fabrike totalisht të re për prodhimin e çelikut në qytetin e Elbasanit me një vlerë investimi prej 150 milionë euro. Për herë të parë në Europë futet koncepti MIDA në këtë industri e cila bazohet në çelik të gjelbër e cila do të sjellë një zhvillim të qëndrueshëm me rëndësi të veçantë për ambjentin i cili ka emetim zero të karbonit në atmosferë. Ky projekt nuk është vetëm një investim industrial por është një angazhim i qartë për zhvillim të qëndrueshëm, modernizim teknologjik dhe vlerë afatgjatë. Me ndërtimin e impiantit të parë MIDA në Europë, Shqipëria forcon pozicionin e saj strategjik dhe do të jetë konkurruese në një të ardhme europiane që na pret në të ardhmen e afërt”, tha Arif Shkalla, drejtori i financës, “Kurum International”.
Me realizimin e këtij projekti, Shqipëria do tëbëhet vendipritës I impiantit të parë MIDA Steel në Europë, duke u pozicionuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun europian të çelikut të gjelbër. Teknologjia MIDA mundëson efikasitet të lartëenergjetik, reduktim të ndjeshëm të ndikimit mjedisor dhe standarde të avancuara prodhimi, në përputhje me politikat europiane për dekarbonizimin e industrisë.
Ndërkohë, përfaqesuesi i “Danieli Group”, Z. Federico Rocchetti, vuri theksin në faktin që impianti që Kurum ka përzgjedhur,implementohet për herë të pare në Europë.
“Ky koncept i ri në prodhimin e çelikut për ndërtim, ul ndjeshëm konsumin e energjisë, minimizon emetimet e karbonit, duke plotësuar kushtet dhe garantuar parametrat mjedisore perfekt për çertifikimin si çelik i gjelbër, për të garantuar një rritje të qëndrueshme ekonomike të rajonit të Elbasanit, duke rijetësuar industrinë shqiptare. Falënderojmë KURUM për besimin që na kanë dhënë. Jemi të lumtur që jemi partnerë në këtë investim teknologjik i cili do të ndryshojë mendësinë e operimit të prodhuesve jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë e më gjerë”, deklaroi Federico Rocchetti, përfaqesuesi i “Danieli Group”.
“Më bëhet qejfi që sot flasim për një çelik tëgjelbër – green steel dhe për një fabrikë e para ne Europë për nga teknologjia e përdorur. Kemi parë fabrika në SHBA apo kontinente të tjera por në Europë nuk ishin implementuar akoma. Më bëhet qejfi, që edhe në kuadër të projektit për të ulur emetimet e karbonit në Elbasan, të kemi këtë industri të re e cila është domethënëse për bashkinë Elbasan dhe industrinë e çelikut. Dilemën që ne kemi patur gjithmonë, qytet industrial apo qytet turistik, tashmë e kemi zgjidhur duke patur një industri të gjelbër dhe një turizëm të qëndrueshëm në Elbasan. Në fakt, kjo është ajo që po punojmë dhe kjo është ajo që kemi pritur apo presim nga bizneset tona. Unë kam një falënderim për KURUM sepse pavarësisht që fabrika ka qenë e mbyllur, kompania po paguan punonjësit e saj sipas një marrëveshje të arritur më herët mes kompanisë dhe Bashkisë Elbasan”, u shpreh Gledian Llatja, kryetari i Bashkisë Elbasan
Për këtë project totali i investimit është rreth 150 milionë Euro, duke arritur kapacitetin e prodhimin vjetor në afër një milion ton hekur ndërtimi dhe produktet e tjera të celikut. Kohëzgjatja e projektit është 24 muaj dhe me vënien në punë të kësaj fabrike të re, do të rikthehen eksportet e çelikut shqiptar në rajon, duke synuar tregjet europiane së bashku me udhëtimin e Shqipërisë drejt pranimit në BashkiminEuropian. Investimi pritet të kontribuojë ndjeshëm në modernizimin industrial, hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e prodhimit me vlerë të shtuar dheforcimin e zinxhirit industrial vendas. Njëkohësisht, projekti përforcon rolin e Elbasanit si qendër industrial strategjike dhe rrit atraktivitetin e Shqipërisë për investime të avancuara dhe të përgjegjshme ndaj mjedisit./vizionplus.tv





