Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” drejt Detit të Kuq!...

Kancelari Merz: Marrëdhënia ime me Trump nuk është dëmtuar,...

Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran...

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i...

Kontrolle të përkohshme kufitare gjatë samitit të G7-s në...

Bastisje antidrogë në Napoli, 14 arrestime në klanin italian,...

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë,...

“Jo bashkëpunim me Ramën kundër SPAK”, Berisha: Shqiptarët ti...

Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren...

Flamurtari 27 herë kampion kombëtar, vlonjatet dominuese absulote në...

“Rusia po armatoset masivisht”, Suedia: Evropa të jetë gati pë luftë

23 Shtator 14:11

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri thirrje që Evropa të rrisë përgatitjet për një konflikt të armatosur, për shkak të kërcënimit që paraqet Rusia.

“Ne duhet të adoptojmë një mentalitet të ri evropian, të kalojmë nga një mentalitet i kohës së paqes në një gatishmëri lufte”, tha Jonson në Berlin, përpara një takimi me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, raporton DPA.

“Rusia po armatoset masivisht dhe po ndërton një ushtri “më vdekjeprurëse”, duke bërë përparime të mëdha në armët me rreze të gjatë dhe në luftën elektronike”, tha Jonson në një aktivitet në Fondacionin Konrad Adenauer.

Ai paralajmëroi se vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) duhet të koordinohen më ngushtë në mbrojtje.

“Flasim për një larmi brenda aleancës sa i përket investimeve në mbrojtje,” tha Jonson. “Kjo nuk është gjë e mirë. Nuk dua të shoh fragmentim në investimet për mbrojtjen”.

Pas neutralitetit gjatë Luftës së Ftohtë, Suedia iu bashkua NATO-s vitin e kaluar, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

“Ne e shohim Ukrainën si mburojë – ose si shpatë, nëse doni – kundër zgjerimit ushtarak rus”, tha ai.

“Por, tani, po shohim gjithashtu se barra e mbështetjes financiare për Ukrainën po mbahet nga gjithnjë e më pak aleatë brenda NATO-s”.

Jonson kërkoi, gjithashtu, një bashkëpunim më të fortë dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë, duke argumentuar se të dy qeveritë duhet të promovojnë standardizimin dhe kontratat afatgjata.

Sipas tij, Berlini dhe Stokholmi po ndjekin një rrugë të ngjashme për strategjinë e mbrojtjes.

Të dy vendet po investojnë shuma rekorde në mbrojtje, pas një periudhe të gjatë të investimeve të vogla, ndërsa përballen me të njëjtat sfida nga lufta në Ukrainë dhe kërcënimi rus në rajonin e Detit Baltik.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Evrope lufte Poloni Rusi

Nga e njëjta kategori

Aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” drejt Detit të Kuq! Macron: Jemi gati të garantojmë Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Kancelari Merz: Marrëdhënia ime me Trump nuk është dëmtuar, ka pasur vetëm një mosmarrëveshje

më shumë...

Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në prag të takimit Trump–Xi

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e enjte

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:11

Aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle” drejt Detit...

5:02

Kancelari Merz: Marrëdhënia ime me Trump nuk...

4:57

Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm...

4:55

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:43

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Ted Turner,...

4:33

Kontrolle të përkohshme kufitare gjatë samitit të...

4:12

Bastisje antidrogë në Napoli, 14 arrestime në...

4:03

Shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinjtë...

3:09

“Jo bashkëpunim me Ramën kundër SPAK”, Berisha:...

3:06

Festa e luleve në Shkodër, qyteti gjallërohet...

3:04

Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe...

2:55

Flamurtari 27 herë kampion kombëtar, vlonjatet dominuese...

2:52

Anija me hantavirus në det të hapur,...

2:46

Porta e Alpeve do nxisë turizmin, qeveria...

2:42

Krijohet Agjencia Kombëtare e Arsimit, qeveria marrëveshje...

2:40

Lamtumirë Servet Pëllumbi! Të majtë e të...

2:33

Autor i vjedhjeve të 12 kioskave në...

2:30

Sonte Bayern-PSG në Vizion Plus, duel për...

2:29

Kremtimi i 25 vjetorit të bashkëpunimit mes...

2:15

3 gjërat që kurrë nuk duhet të...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • (VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron në k...
  • Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari vlon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.