E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Bastisje antidrogë në Napoli, 14 arrestime në klanin italian, e lidhur me kriminelë shqiptarë

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Napolit arrestuan 14 shtetas të dyshuar për akuza të ndryshme të lidhura me krimin, trafikimin dhe posedimin e lëndëve narkotike.

Organizata kriminale e klanit “Di Lauro” vepronte në zonën e lagjes Secondigliano, por edhe jashtë saj kur ishte e nevojshme, një pjesë e të cilëve e lidhur edhe me emra të krimit shqiptar.

Kjo organizatë arriti të krijonte një strukturë të qëndrueshme kriminale midis viteve 2019 dhe 2020.

Gjatë hetimit, u u sekuestruan edhe disa kilogramë kokainë dhe hashash.

Vazhdo të lexosh

Reklamë