E enjte, 22 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kancelari Merz: Marrëdhënia ime me Trump nuk është dëmtuar, ka pasur vetëm një mosmarrëveshje

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se marrëdhënia me SHBA-në nuk është dëmtuar, pavarësisht një mosmarrëveshjeje me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Ishte një mosmarrëveshje, por mund të jetoj me këtë”, u shpreh Merz.

Reklamë

Ai theksoi se do të vazhdojë të mbajë një marrëdhënie të mirë me SHBA-në dhe të shprehë hapur mendimet e tij, edhe kur ka dallime.

Merz tha se komunikon rregullisht me Trump dhe se një partneritet i mirë duhet të përballojë edhe mendime të ndryshme.

Reklamë

Kancelari përsëriti gjithashtu synimin për ta bërë ushtrinë gjermane, Bundeswehr, më të fortën në Europë. Ai tha se Gjermania po merr më shumë përgjegjësi brenda NATO-s dhe po rrit shpenzimet për mbrojtjen.

Në lidhje me situatën në vend, Merz pranoi se qeveria po humb besueshmëri. Ai tha se duhen përmirësime në ekonomi dhe në tregun e punës, si dhe më shumë bashkëpunim mes partnerëve të koalicionit.

Sipas tij, qeveria është në rrugën e duhur dhe ka arritur më shumë në çështje si siguria dhe migracioni, krahasuar me qeverinë e mëparshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë