E enjte, 22 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rusi-Ukrainë, sulme dhe negociata, Trump shprehet optimist për një marrëveshje paqeje mes dy vendeve

Kievi është goditur nga një sulm i ri me raketa nga Rusia, ku 15 persona mbetën të plagosur. Sulmi ndodhi vetëm pak orë pasi Moska deklaroi se ishte e gatshme në parim të rifillonte bisedimet e paqes, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump tha se palët janë më pranë se kurrë për t’i dhënë fund luftës.

“Po negociojmë me Rusinë tani për Ukrainën. Ndoshta jemi afër një marrëveshjeje, për herë të parë pas një kohe të gjatë. Kur je afër një marrëveshjeje dhe ke negociata shumë delikate, nuk vendos sanksione”, tha Trump.

Reklamë

Në të njëjtën ditë, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Shën Petersburg.

Takimi erdhi pas bisedimeve të Witkoff me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Oslo, ku u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe mundësia e një armëpushimi që do të ndalte sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Reklamë

Nga ana tjetër, Zelensky u shpreh i gatshëm të pranonte një marrëveshje që do të ngrinte luftimet përgjatë vijës aktuale të frontit.

Por Moska pretendon se trupat ruse po përparojnë përgjatë vijës së frontit. Ukraina dhe aleatët e saj evropianë e kundërshtojnë këtë pretendim, duke vlerësuar se në front mbizotëron një ngërç, por nuk ka ofensivë nga pala ruse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.