E enjte, 22 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Alarm global për sigurinë kibernetike, Inteligjenca Artificiale zbuloi dobësitë e sistemit, masa edhe në Shqipëri

Shumë faqe interneti në mbarë botën janë mbyllur pas zbulimit të dobësive serioze të sigurisë në gjuhën e tyre të programimit, e quajtur PHP, që përdoret gjerësisht për ndërtimin dhe funksionimin e platformave online.

Shumë institucione në vende të ndryshme të botës kanë nxjerrë përkohësisht faqet e tyre jashtë funksionit si masë parandaluese.

Reklamë

Ndërsa në Shqipëri nuk raportohen faqe të mbyllura apo të dëmtuara nga ky problem.

Vizion Plus kontaktoi Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, icili bëri të ditur se nuk ka pasur mbyllje apo probleme të faqeve të internetit, as në institucionet qeveritare dhe as në kompanitë private.

Reklamë

Për të parandaluar sulmet e mundshme, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njoftoi se një ditë më parë kishte paralajmëruar të gjitha infrastrukturat, ndërkohë po ndiqet çdo proces për marrjen e masave mbrojtse.

Mangesitë në gjuhën e programimit u zbuluan nga studiues të sigurisë kibernetike me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Ndërkohë Britania dhe Bashkimi Evropian paralajmëruan për rrezikun dhe u kërkuan institucioneve të përditësonin menjëherë sistemet ose të mbyllnin përkohësisht faqet që nuk mund të siguroheshin në kohë.

Në Holandë, Finlandë, Francë dhe Danimarkë, disa faqe qeveritare dhe shërbime publike u nxorën përkohësisht jashtë funksionit, ndërsa zhvilluesit e gjuhës programuese publikuan përditësime për të korrigjuar dobësitë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.