Ish-fermeri Klod Dedja ishte i ftuar në studion e emisionit Living Day në Vizion Plus, ku komentoi zhvillimet e fundit dhe eksperiencën e tij në Ferma VIP.
Gjatë intervistës me moderatoren Brunilda Lahe, Dedja u ndal edhe te debatet në spektakël, duke kritikuar ashpër sjelljen e Mimoza Ahmetit.
“Më vjen shumë keq që publiku është kaq shumë i tërhequr nga një e lajthitur e kohës së komunizmit, e cila merr gjithmonë banalitet. Unë jam kundra kësaj gjëje. Loja është shumë e pranueshme, por…. Kjo është edhe një brez shumë agresiv, me gjithë respektin. Ka një lloj agresiviteti, se ata ishin brezi i fundit, ata e pësuan. Se jetuan shumë komunizmin, por kur ishin 20 vjeç, ata spiunonin njëri-tjetrin, futnin në burg njëri-tjetrin dhe dashuroheshin mbrapa ferrave”, u shpreh ai për Moza Ahmeti.
Ndër të tjera, ish-fermeri foli edhe për jetën personale, duke treguar se ka plane për të krijuar familje.
“Po, e kemi menduar shumë fort të kemi një fëmijë. Sigurisht që kemi dëshirë. Ku ka dashuri, është mirë të ketë edhe fëmijë. Po, në të ardhmen”, tha Dedja.
/vizionplus.tv





