Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku me ish-presidenten Osmani në zgjedhjet e qershorit

5 Maj 20:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë të martën se janë pajtuar me ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Duke folur për media në Prishtinë, Abdixhiku tha megjithatë se marrëveshja me Osmanin nuk është finalizuar ende dhe se ajo duhet të miratohet formalisht në mbledhjen e partisë të shtunën.

“Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë tash e tutje, në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme. Po për këtë, më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, tha Abdixhiku.

Kur u pyet nëse Osmani do të rikthehej në LDK si anëtare e partisë apo do të bashkëpunonte me të përmes një partive të veten, Abdixhiku nuk deshi të përgjigjej.

Osmani – e cila nuk arriti të zgjidhej presidente për një mandat të dytë në mungesë të mbështetjes në Kuvend pasi i mbaroi mandati në prill ka vendosur të jetë pjesë e garës zgjedhore në qershor.

Ajo nuk ka treguar se si do të garojë, me një parti të re të veten, apo do të rikthehet në LDK pas gjashtë vjetëve.

Megjithatë, 43-vjeçarja ka vizituar vazhdimisht qytete dhe vende të ndryshme të Kosovës përgjatë javëve të fundit, duke takuar qytetarë të ndryshëm.

Të hënën, ajo e prezantoi kandidaten e parë për deputete, duke lënë të kuptohet se do ta ketë një listë të veten për këtë garë.

Duke e prezantuar Fahrije Hotin, ajo tha “po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën”.

Hoti është aktiviste dhe sipërmarrëse, e njohur për fuqizimin e grave pas luftës përmes një kooperative të suksesshme në Krushë të Madhe.

Rikthimi i Osmanit në garën politike vjen gjashtë vjet pasi ajo u nda nga LDK-ja në vitin 2020, duke ndërtuar aleancë me Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, përmes iniciativës GUXO.

Ajo i kishte nisur angazhimin politik pikërisht në LDK, duke u zgjedhur për herë të parë deputete në Kuvendin e Kosovës në vitin 2011, dhe duke u rizgjedh në disa mandate radhazi, duke u bërë një nga figurat më të spikatura të partisë.

Tani, rikthimi i Osmanit në garën politike po ndodh në një moment kur opozita në Kosovë po përballet me mungesë udhëheqjeje dhe narrativash bindës, sipas Donika Eminit, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë – BiEPAG.

Në këtë kontekst, Osmani përfaqëson një “profil ndryshe”, tha ajo për Radion Evropa e Lirë më herët.

Sipas Eminit, ish-presidentja është një nga të paktat figura që mund të sfidojë ekuilibrat dhe të rrisë nivelin e konkurrencës politike.

“Ajo mund të tërheqë votues të pakënaqur nga parti të ndryshme, përfshirë Vetëvendosjen dhe parti të opozitës. Kjo e bën atë potencialisht një faktor që ‘rrëmben’ vota më shumë sesa një aktor që mobilizon vetëm një kamp të caktuar”, thotë Emini.

“Hyrja e saj në politikën aktive nuk do të ishte vetëm një shtesë në skenë, por potencialisht një faktor që mund të ‘tronditë’ balancat ekzistuese”, përfundon ajo.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 7 qershor pasi vendi dështoi ta zgjedhë një president të ri për t’i shmangur ato.

Këto janë zgjedhjet e treta parlamentare brenda më pak se një viti e gjysmë./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Abdixhiku LDK Osmani

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

më shumë...

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn në fuqi nga e marta

më shumë...

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

më shumë...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.