Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet...

Rama: Misioni historik PS është të fusë vendin në...

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet...

E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite...

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”, Rama në...

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete detare të...

Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama: Shqipëria...

GJKKO merr vendimin për Jorgo Goron, rrëzohet kërkesa e...

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

5 Maj 20:01

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Pëllumbi ishte një nga themeluesit e Partisë Socialiste, i cili është konsideruar një nga figurat më me integritet që pas viteve ’90.

Servet Pëllumbi ka lindur në Korçë dhe pas viteve 90, ai ka kandiduar në këtë zonë elektorale.

Nga viti 1960 – 1963, ai ka qenë pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ka ushtruar këtë profesion deri më 1977. Që nga ky vit, politikani është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës, teksa për gati tre vite ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ndryshimet demokratike në vitin 1990, e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, post që e mbajti deri në vitin 1996.

Ai ka udhëhequr fushatën e socialistëve, për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën dhe më pas fushatën për lirimin e Fatos Nanos nga burgu.

Njihet si një nga deputetët më jetëgjatë të Kuvendit të Shqipërisë, me pjesëmarrje aktive në komisionet e ndryshme parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ndarë lajmin e hidhur.

“Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm.

U prehsh në paqe Profesor Serveti!

Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh”, shkruan Taulant Balla.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Humb Jetën Servet Pëllumbi

Nga e njëjta kategori

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama: Lamtumirë Profesor i dashur!

më shumë...

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv, përmbledh zhvillimet e viteve 2023–2024

më shumë...

Rama: Misioni historik PS është të fusë vendin në BE, kundërshtari po nxjerr llumë nga goja të pengojë procesin

më shumë...

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”, Rama në Gjirokastër: Do të rrisim investimet për startup-et!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:49

Abdixhiku: LDK pajtohet të garojë së bashku...

8:15

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama:...

8:14

Raporti i PE për Shqipërinë, Gjipali: Pozitiv,...

8:10

Rama: Misioni historik PS është të fusë...

8:01

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të...

7:35

E akuzonte për vdekjen e të birit...

7:29

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin

6:44

“Shkollat do të pajisen me laboratorë smart”,...

6:38

SHBA bllokon anijet drejt Iranit, 51 mjete...

6:06

Raketat iraniane mbi Emiratet e Bashkuara Arabe,...

6:02

GJKKO merr vendimin për Jorgo Goron, rrëzohet...

5:54

Hegseth: Armëpushimi me Iranin nuk ka përfunduar

5:37

Babai i vrau nënën, ai e goditi...

5:35

Bie qeveria pro BE në Rumani

5:29

Irani sulmon përsëri me dronë dhe raketa...

5:22

Dita e Dëshmorëve, Hita: Sot është ditë...

5:20

Bombardimet nga Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe:...

5:10

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:29

Aksident në Vlorë, automjeti del nga rruga...

4:26

Trump: Lufta me Iranin mund të zgjasë...

Më të klikuarat

  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët dhe bashkëshorti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.