Mes luleve shumëngjyrëshe, atmosferës festive dhe gëzimit të fëmijëve, Shkodra për 4 ditë me radhë përjetoi festën e luleve, që kulmoi këtë 6 Maj.
Qyteti që i ka kushtuar mbi 150 këngë luleve, në çdo bahçe apo dritare të shtëpive, ka plot ngjyra dhe aroma, Luleborën, karafilat, trëndafila e shumë lloje të tjera lulesh që i kultivon plot pasion.
Ilirjana Hoxha është një prej tyre që prej 30 vitesh ditët e saj janë mes luleve, e që sot i ka pasion dhe profesion
“Lulet më kanë pëlqyer gjithmonë, se janë të bukura e i kam patur gjithmonë me merak, ndaj dhe vijoj të kujdesem për to. këtu kam lule të ndryshme, Luleborë karafila, trëndafila, Zemijrane, Metelikun etj. janë lule të trashëguara e që i kemi patur gjithmonë”, tha Ilirjana Hoxha, kultivuese e luleve
Rrugët e Shkodrës gumëzhinë nga atmosfera e fëmijëve, që mes këngeve, poezive dhe talentit të tyre, shprehën dashurinë për lulet.
“Këtë biçikletë që po shikoni e kemi bërë të gjithë nxënësit duke sjellë një vepër të mrekullueshme me lulet”, tha një fëmijë
“Dita e luleve është një ditë plotë gëzim dhe hare, mua më pëlqejnë se sjellin ngjyra, hare dhe ajër të pastër”, shtoi një tjetër
Kjo feste e ripërtëritjes festohet plot gjallëri dhe jetë, ashtu siç është mesazhi kësaj dite. Qytetarët ndërsa mbajnë në duar buqetat e luleve, tregojnë lidhjen që kanë me to.
“Në jemi rrit me lule, në shtëpinë e dajës time kemi patur pafund, ndaj i dua lulet edhe shkollën e kam mbaruar për biologji.”
Përmes kësaj atmosfere Shkodra ka nisur marrëdhënien e re me natyrën, e cila çdo 6 Maj lë pas dimrin, për të pritur plot ngjyra dhe aromë pranverën.





