Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të ri në...

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston aftësitë mbrojtëse...

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis marshimi në...

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë dashurinë, zbulojnë...

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në Itali

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se përdorej nga...

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Këshilla të domosdoshme se si të kujdeseni vazhdimisht për mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës

11 Shtator 17:46

Mëlçia, sistemi limfatik dhe trakti tretës ndonjëherë janë organet më të neglizhuara në trup, edhe pse funksioni i tyre është primar për mirëfunksionimin e këtij të fundit. Por ja si të kujdeseni:

Çfarë të shtosh

Lëngjet e mëposhtme shtoji në regjimin ushqimor të përditshëm dhe piji gjatë vakteve dhe vakteve të ndërmjetme. Nuk duhet t’i kalosh ditët vetëm duke pirë këto lëngje. Sigurohu që të ushqehesh mjaftueshëm ndërmjet tyre, që të mos jesh i uritur. Gjithashtu, pavarësisht nga mënyra se si ushqehesh, për t’u shëruar shpejt dhe plotësisht, sigurohu që disa prej ushqimeve dhe suplementeve shëruese të kapitullit pasardhës të jenë pjesë e rutinës sate ditore.

  • Pi çdo mëngjes esëll rreth 500 ml lëng selinoje. (Sigurohu të jetë i freskët, shqeto dhe të mos ketë përbërës shtesë. Se si ta përgatitësh, lexo kapitullin pasardhës. Nëse je i ndjeshëm dhe 500 ml janë shumë, fillo me një sasi më të vogël dhe shtoje me kalimin e kohës. Lëngu i selinosë është ilaç, jo pije kalorike, kështu që duhet të hash patjetër mëngjes më pas, për të pasur energjinë e duhur për të përballuar ditën. Konsumo diçka tjetër pesëmbëdhjetë minuta pasi ke pirë lëngun e selinosë.)
  • Pi 500 ml ujë me limon ose laim në mesditë ose pasdreke. (Shtrydh gjysmë limoni ose laimi në 500 ml ujë.)
  • Pi 500 ml ujë me limon ose laim pasdite vonë.
  • Pi çdo mëngjes 500 ml lëng me aloe vera ose me kastravec. (Se si të përgatitësh ujë aloe të freskët, lexo kapitullin pasardhës. Lëngun e kastravecit mund ta konsumosh shqeto, por mund t’i shtosh edhe pak majdanoz ose koriandër. Nëse je në udhëtim dhe s’mund të përgatisësh në çast ujë me aloe vera apo kastravec, gjatë natës, në vend të tij, pi prapë ujë me limon.)

Çfarë të heqësh

  • Hiq ushqimet e pashëndetshme të kapitullit 21, “Koncepte të gabuara më të zakonshme dhe ç’duhet shmangur”: vezët, bulmetin, glutenin, vajin e kanolës, misrin, sojën dhe derrin.

Efekti i kurës

Ky muaj ndihmon mëlçinë, sistemin limfatik dhe traktin tretës, duke sulmuar virusin epstein-barr dhe duke u dhënë tiroideve frymëmarrje. Ndoshta mendon se shëndeti i zorrëve nuk ka lidhje me tiroidet, por kjo nuk është e vërtetë: kur sasia e acidit klorhidrik në stomak (acid i mirë) është e paktë, niveli i acideve të pashëndetshme ngjitet gjatë gjumit në ezofag, duke dëmtuar tiroidet dhe duke penguar shërimin e këtyre gjëndrave. Lëngu i selinosë është arma më e fuqishme për të balancuar nivelin e acidit klorhidrik, në mënyrë që acidet e dëmshme, të krijuara nga bakteret e këqija, të mbahen nën kontroll.

Lëngu i selinosë, falë kripërave minerale me veti dezinfektuese, të panjohura për shkencën deri më sot, është antiviral dhe e vret epstein- barrin në gjithë organizmin, por shërben gjithashtu si antibakterial për bashkëvepruesin e tij, streptokokun, duke kontribuar në uljen e ngarkesës patogjene.

Hidratimi është faktor kyç në këtë rast. Me gjasë vuan nga dehidratimi kronik, një problem që prek shumë njerëz. Kur trupi është i dehidratuar, ai nuk është në gjendje të nxjerrë jashtë mbetjet rregullisht, prandaj truri nuk punon siç duhet. Uji dhe lëngjet e freskëta në këtë listë janë disa nga hidratuesit më të mirë në botë. Janë të pasur me ujë dhe kripëra mikrominerale, të cilat rigjallërojnë qelizat dhe pastrojnë mëlçinë dhe sistemin limfatik nga epstein-barri dhe toksinat e tij.

Uji me limon / laim ndihmon në shkrirjen e rërës dhe gurëve në tëmth, për rrjedhojë rritet prodhimi i lëngut biliar në mëlçi dhe sasia e acidit klorhidrik në stomak, ndërkohë që acidet e këqija, të cilat shkaktojnë refluks, pakësohen. Nëse je natyrë që harron të pish ujë, do të kuptosh se shtimi i këtyre lëngjeve në dietë është një taktikë e shkëlqyer rigjeneruese. Nëse je i ndërgjegjshëm se duhet pirë një sasi e caktuar uji në ditë, mund t’i zëvendësosh disa nga këto lëngje me ujë të thjeshtë.

Nëse detoksikohesh shpejt dhe organizmi mbingarkohet, merri disi më shtruar këto ndryshime rrënjësore. Por nëse je natyrë që detoksikohesh me vështirësi ose të kanë thënë se nuk je në gjendje të detoksikohesh fare (kjo ndodh zakonisht tek ata që vuajnë nga sindroma e lupusit ose rejnadit), dije se ky është shpesh një tregues se mëlçia dhe sistemi limfatik janë të bllokuara për shkak të nivelit shumë të lartë të mbetjeve toksike.

Mënyra më e mirë për të çliruar këtë bllokim, të cilin mjeku mund ta ketë diagnostikuar ose jo, është pikërisht përmes formulës së këtij muaji. Këta hapa janë një mënyrë e butë hidratuese për të çliruar sistemet filtruese të trupit, pa u dashur të paguash si çmim simptomat e detoksikimit.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Mëlçia sistemi limfatik Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sekreti për një zemër më të fortë? Ekspertët këshillojnë konsumimin e këtyre katër frutave

më shumë...

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye pse duhet ta përfshini në aktivitetin tuaj gjatë verës

më shumë...

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto shenja të dehidratimit shpesh ngatërrohen me lodhjen

më shumë...

Simptomat e hershme të demencës mund të shihen në të 30-at dhe 40-at

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:15

“Një person nga e kaluara mund të...

11:15

Pas kritikave për lumin Ibër, Vuçiç i...

11:07

Sekreti për një zemër më të fortë?...

11:01

Zelensky: Rusia po përgatitet për mobilizim të...

10:41

Paralajmërimi i gjeneralit gjerman: Rusia po teston...

10:40

Noti dhe humbja e peshës, 7 arsye...

10:18

Raund i ri negociatash Izrael-Liban në shtator

10:11

Mbyllet dita e 73 e protestës, nis...

9:51

Zjarr në kodrat e Tushemishtit

9:46

FOTO/ Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kurorëzojnë...

9:34

Rrëmbeu mbesën nga spitali, arrestohet gjyshja në...

9:19

Situata me zjarret në vend/ Ministria e...

9:01

Tunel nëntokësor në kufirin Letoni-Bjellorusi, dyshohet se...

8:59

BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon...

8:53

Zjarr në pyllin e Sinicës në Korçë

8:38

Dita e 73-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:37

Rama: Renditjen në National Cyber Security Index...

8:22

Vazhdon lufta me flakët në Lurë, ndërhyhet...

8:11

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

7:53

Riaktivizohet zjarri në zonën e Zidollit, flakët...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të jetë dita më e nxehtë...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Tradhti ndaj partneres? Lamine Yamal në qendër të një “skand...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.