E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

7200 policë në gadishmëri për zgjedhjet, monitorim online

Rreth 7 mijë e 200 punonjës policie do te angazhohen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor. Policia e shtetit së bashku me të gjitha drejtoritë kanë planifikuar një plan të detajuar masash që nga nisja e procesit e deri në mbyllje ndërsa çdo gjë do të monitorohet online.

 

Drejtori i policisë për rendin dhe sigurinë publike, tha se puna nisi që në muajin shkurt ndërsa në asnjë prej aktiviteteve elektorale, të cilat u mbyllën, nuk u shënua asnjë incident.

 

Reklamë

Një tjetër risi për mbarëvajtjen e procesit është dhe monitorimi online nga policia e shtetit. Për këtë janë ngritur 12 koordinatore në të gjitha qarqet nga policia e shtetit.

 

Krahas kësaj edhe Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, miratoi ngritjen e një platforme telefonike 24- oreshe per raportimin e rasteve te shit-blerjes se votës apo dhe përfshirjen e policeve ne krime elektorale.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë