Të paktën 36 luftëtarë xhihadistë u vranë nga goditja amerikane me një bombë shumë të fuqishme të një kompleksi të Shtetit Islamik në provincën e Nangarhar, njoftoi sot Ministria afgane e Mbrojtjes.

 

Ministria deklaroi se “nuk ka pasur viktima civile në këtë bombardim, por një qendër komande e rëndësishme e Shtetit Islamik u shkatërrua krejtësisht bashkë me depo të mbushura me armë të rënda dhe të lehta”.

 

“Një tunel i gjatë 300 metra u shkatërrua gjithashtu”, vazhdoi Ministria.

 

“Bomba GBU-43, që ka pseudonimin MOAB (massive ordnance air blast bomb – bombë shpërthyese ajrore  e artilerisë masive) ose ‘mother of all bombs’ (nëna e të gjitha bombave), u lëshua mbi kompleksin e tunelit në Achin nga një avion amerikan si pjesë e një operacioni për të goditur ISIS-in në Afganistan”, njoftoi Pentagoni në një deklaratë për shtyp.

 

Sipas njoftimeve që vijnë nga liderët tribalë në terren, nuk ka pasur viktima civile deri tani.

 

Sistemi i tuneleve ndodhej në një zonë malore, largë fshatërave me civilë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *