Subscribe

Inxhinieri i karrierës Shkëlqim Bumçi është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Elbasanit për kontributin e madh që ai ka dhënë për këtë qytet por jo vetëm.

“Jam jashtëzakonisht i gëzuar. Është nderimi më i madh që më bëhet sepse është qyteti i lindjes.  Është një vlerësim i madh për ata që kanë punuar, për inxhiner teknike, është nderim edhe për ta. Jam shumë i kënaqur sa të kem këmbë e dorë nuk e lë këtë punë”, tha inxhinieri Shkëlqim Bumçi

I cilësuar si një nga pionierët e zhvillimit në fushën e ndërtimit, ai ka lënë emrin e tij në një sërë veprash të mëdha kombëtare, punë të cilat  vazhdojnë të frymëzojnë dhe t’i shërbejnë shoqërisë.

Inxhinier Bumçi nuk ka nevojë për vlerësimin sepse vetë puna e tij flet me çdo cm ndërtim  që ai ka kryer gjatë gjithë kësaj periudhë. Tre janë vyrtytet e tij: Institucioni Bumçi , forcë e natyrës dhe titulli kryeinxhinier i Shqipërisë”, tha  Artan Dulaku, president i Shoqatës së Ndërtuesve

Është një nder për Elbasanin që nderon një nga inxhinierët më të shquar që ka pas Shqipëria i cili përveç veprave në ndërtim dhe vepra të mëdha të Shqipërisë ka kaluar dhe fatkeqësi. 10 vjet burg për një sabotim që nuk e bëri, përkundrazi ai ndërtoi në Shqipëri”, shtoi Fatbardh Doko, kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve, Elbasan

Dekorimi i inxhinierit Bumçi ishte emocionues edhe për familjarët e tij.

Jam shumë e kënaqur jo për vetëm time, po për inxhinierin që mori një sadisfaksion me të gjithë atë kontribut që ka dhënë për Elbasanin sepse ai e ka shumë për zemër këtë qytet është i lidhur shpirtërisht. Është një kënaqësi që merr një vlerësim, pavarësisht se vonë por e merr”, tha Luljeta Bumçi.

I lindur në 7 Dhjetor 1934 Shkëlqim Bumҫi zgjodhi inxhinierinë si rrugën e tij të karrierës, duke vendosur një shembull për brezat e ardhshëm. Ai mban titullin “Mjeshtri i Madh”, “Për merita dhe arritje në veprimtarinë e tij si inxhinier në fushën e ndërtimeve, veçanërisht në disa nga veprat më të mëdha të ndërtuara në vendin tonë”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *