E hënë, 19 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U kapën duke transportuar drogë, arrestohen dy të rinj në aksin Korçë-Bilisht

Dy të rinj janë arrestuar në Devoll, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike.

Sipas policisë, H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç, u ndaluan teksa udhëtonin me automjet në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin Korçë-Bilisht.

Reklamë

Gjatë ndalimit, nga makina dyshohet se u hodh një qese me cannabis sativa. Kontrollet vijuan edhe në banesa, ku në shtëpinë e 28-vjeçarit u gjetën fara të dyshuara narkotike.

Të rinjtë akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Policia vijon hetimet për persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë