Ethet në “Ferma VIP” sa vijnë e shtohen. Përveç tensioneve që fermerët kalojnë çdo javë për televotimin dhe sfidat që u jep Agai, ata kanë filluar të mendojnë edhe për çmimin e madh, ku pjesa më e madhe synon finalen.

Në një bashkëbisedim me Dijonisin, Elsa e pyet atë se çfarë do të bënte nëse do të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Lexo edhe :

Related Posts

Por Dijonisi në përgjigjen e tij ka qenë i prerë. Ka thënë se do i fus në bankë dhe ti ketë për më vonë, pasi shtoi se edhe kur i ka pasur gjendje një shumë të tillë nuk ka bërë asnjë lloj projekti.

Pjesë nga biseda:

Elsa: O Dio po ti kishe parë ato 100 mijë euro çfarë do bëjë?

Dijonisi: I kam moj Els dhe nuk ke çfarë bën me to. Do i marr e do i fus në bankë

Elsa: Pse? Njeriu mund të realizojë projekte shumë interesante me 100 mijë euro

Dijonisi: Unë i kam pasur moj Els e nuk kam bërë asgjë. Nuk pres të marr 100 mijë euro këtu. Nuk kam pritur ti marr këtu. Do i fus në bankë një herë ti kem, po doli ndonjë opsion për ti investuar, shohim

Elsa: Shumë mirë, mendim i mirë është./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *