E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në aksin Maliq–Korçë, tre të plagosur

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin –, në degëzimin e fshatit , ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i një mjeti që udhëtonte nga Maliqi në drejtim të Korçës. Ky veprim ka sjellë përplasjen me një automjet tjetër që lëvizte në kahun e kundërt.

Në mjetin që udhëtonte drejt Maliqit ndodheshin një çift bashkëshortësh, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, i plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Të tre të lënduarit janë transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve pranë zonës ku ndodhi përplasja.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh