Komuna e Prishtinës ka dëmshpërblyer me 110 mijë euro 23-vjeçaren që ra nga çatia e një ndërtesë në kryeqytetin e Kosovës.

23-vjeçarja Eliza Ujkani shpëtoi për mrekulli, pasi ra nga çatia e një ndërtese në Komunën e re të Prishtinës, por fatkeqësisht pësoi lëndime të rënda në trup.

Për këtë arsye anëtarët e Këshillit Komunal, votuan unanimisht për dëmshpërblimin e saj me 110 mijë euro.

“Ka të bëj rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, tha kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *