Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi të martën kreun e Këshillin të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, dhe e përjashtoi atë për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Pas shkarkimit nga “vetting”-u, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet për të vendosur për mandatin e Alfred Ballës. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet më 27 maj.

Mbledhja e KLP është thirrur nga nënkryetari Tartar Bazaj, ndërsa ajo do të mbahet në orën 11:00 të së hënës, ku të pranishëm përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pritet të jenë edhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Alfred Balla drejton KLP nga momenti që mandati i Gent Ibrahimit përfundoi, ndërsa më parë mbante funksionin e nënkryetarit të Këshillit. Ballës i ka përfunduar mandati i anëtarit të KLP-së prej disa muajsh, por vijon të qëndrojë në detyrë deri në momentin që do të zgjidhen anëtarët e rinj, nga rradhët e shoqërisë civile./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *