Subscribe

Bashkia e Kuçovës ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi, pas vdekjes”, ish-kryeministrin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar  dhe ish deputetin e kësaj bashkie Bashkim Fino.

Kinemaja e qytetit të Kuçovës është mbushur përplot me miq, ish kolege dhe dashamirës  të ish kryeministrit Bashkim Fino, ku për tre mandate ai përfaqësoi qytetin e naftetarëve.

Propozimit të kryetarit të Bashkisë Kuçovë, në këtë aktivitet të pranishëm, përveç qytetarëve të Kuçovës të pranishëm ishin dhe koleg të ish deputetit Fino si Arta Dade, Namik Dokle dhe Arben Malaj.

Kreu i Bashkisë Kuçovë pas fjalës së tij përshëndetëse i dorëzoi vajzes së Finos, titullin e “Qytetar Nderi”.

“Më lejoni të shpreh falenderimet e përzemërta për nderimin e babait tonë me titullin “Qytetar Nderi” i Kuçovës.

Faleminderit dhe mirënjohje për kryetarin e bashkisë dhe për këshillin bashkiak për drejtuesit e qarkut. Me shumicën prej jush ai ka qenë shokë dhe bashkëpunëtor në sfidat shumë të mëdha që keni kaluar sëbashku. Ju falenderoj”, tha Megi Fino.

Në fjalën e tij Bledi Çuçi u shpreh se: “Këtë nderim që i bëtë sot Bashkimit një figurë e veçantë jo shpesh i ka ardhur apo do i vij Shqipërisë.

Bashkimi mendoj se duhet të jetë jo vetëm “Qytetar Nderi” i Kuçovës por i gjithë Shqipërisë”.

Më pas të pranishmit ndoqën një vidiomontazh për të ndjerin Bashkim Fino.

“Njohja ime me Bashkin Finon  filloj që nga viti 1982 kur ne sëbashku studionim në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, dhe si konviktor ishim në të njëjtën dhomë dhe qëndruam si shok dhomë për 4 vite  82- 86, pas asajt na bashkoj politika në ambiciet tona për ti shërbyer vëndit tonë  Bashkimi e filloj më shpejt karrieren politike si kryetar i Bashkisë së Gjirokastrës, ndërsa në krize e vështirë të ‘97 ne u bashkuam sëbashku, Bashkimi si kryeminister dhe une si minister i Financave”, tha Arben Malaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *