Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, bashkë më Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar zhvilluan sot vizitë në qytetin e Vlorës.

Kreu i shtetit e njohu Zonjën Musar me mundësitë që Shqipëria ofron për vizitorët e huaj që kanë intereres të zbulojnë historinë, traditat, natyrën, bregdetin dhe plazhet shqiptare të Adriatikut dhe Jonit.

Drejtuesit e dy shteteve së bashku me delegacionet dypalëshe vizituan Kishën e Shën Mërisë të Manastirit të Zvërnecit.

Presideti Begaj dhe Presidentja Musar, shprehën gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit ekonomik kryesisht në fushën e turizmit si dhe nevojën për shkëmbim eksperiencash mes dy shteteve për hartmin e nismave që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *