Subscribe

300 punonjës të administatës publike do të mund të përfitojnë kredi me interes zero, gjatë këtij viti.

 

100 prej tyre do të jenë mjekë të sistemit shëndetësor publik, 100 punonjës të policisë së shtetit dhe 100 të tjerë ushtarakë të forcave të armatosura.

 

Kushti kryesor për të përfituar është që të jenë të martuar në gjëndje civile dhe të mos kenë banesë në pronësi.

 

Në cdo rast përzgjedhja e aplikantëve do të bëhet në bazë të sistemit të pikëzimit. Kushtet e përfitimit janë publikuar në fletoren zyrtare.

 

Një nga kriteretet është që paga e tyre të mos kalojë 80 mijë lekë në muaj, ndërsa mosha e aplikantit të mos jetë mbi 38 vjec.

 

Pas rritjes së pagave në administratën publike, marrja e kredisë për banesë është një tjetër masë e qeverisë për ti ardhur në ndihmë kryesisht familjeve të reja por edhe disa profesioneve që vitet e fundit kanë zgjedhur të emigrojnë për kushte më të mira jetese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *