Pas më shumë se 20 orësh, forca të shërbimit zjarrfikes së bashkisë së Maliqit si dhe punojës të shërbimeve të njësise administrative Vreshtas ja kane dale për të shuar flakët në gati 100 KM në zonën torfike të kësaj fushe.

 

Nga zjarri janë djegur me shume se 100 hektarë kashtë gruri si dhe bimësi tjetër rreth kësaj zone.

 

Cezar Bezati, administaror i njësise administrative Vreshtas bën me dije se me ndërhyrjen e mjeteve të mekanizuara është bërë e mundur në orët e para të mëngjesit të sotëm izolimi i gjithë sipërfaqes së djegur por zona torfike pas djegies së kashtës vazhdon të digjet brenda saj.

 

Sipas Bezatit fenomeni i djegies së torfes është një fenomen i njohur për fermerët e kësaj zone të cilët për këtë arsye prej vitesh mbjellin pak kultura të ndryshme bujqësore.

 

Vetëm këtë vit Ahmet Elsakka ka mbjellë 133 hektarë grurë, 10 prej të cilëve para pak ditësh janë përfshirë plotësisht nga flakët ndërkohë që një vit më parë në këtë zonë torfike kishte mbjellë 80 hektarë me patate. Ndërkohë që nga ana e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Maliq u kërkohet fermerëve të mos djegin kashten e grurit pas korrjeve në veçanti në këtë zonë pasi dëmet do të jenë të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *