Subscribe

Ky është Devis Hoti 18 vjec, autori i dyshuar i vrasjes së 48 vjeçarit Flamur Duçi një ditë më parë në fshatin Mbrorje të korcës.

Hoti mësohet se është kusheri me viktimën, por ende nuk dihen motivet që e çuan drejt këtij krimi të rëndë.

 

18 vjecari nuk është një emer i panjohur për policinë. Ai  është dënuar edhe më parë për  plagosje me dashje.

 

Por babai i Devisit thotë se djali i tij nuk është autor i vrasjes.  Sokol Hoti pretendon se djali I tij 18 vjec ndodhej në shtëpi në orën 06:00 dhe se ata nuk kishin konflikte me viktimën.

 

 

SOKOL HOTI

 

BABAI I 18-VJEÇARIT

 

“Djali ka qene ne shtepi ne oren 6 te mengjesit,ka qene ketu,viktimen e kisha kusheri, djale hallo. Kemi patur marredhenie normale. Nuk kishim konflikte me ata,le ta gjeje policia vete pse eshte arrestuar. Edhe ne na moren deklaraten, por ne shtepi.”

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e te enjtes në fshatin Mborje të Korcës.

 

48 vjecari Flamur Duci u gjeti i vrarë dhe i djegur para marketit ku ai punonte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *