Edhe 11 pacientë të tjerë janë shëruar. Pasi ishin infektuar me COVID-19, ata janë testuar sërish pas trajtimeve mjekësore dhe këtë herë kanë rezultuar negativë. Lajmin e mirë e dha kryeministri Edi Rama në “Facebook”.

 

“? LAJM I MIRË: 11 TË SHËRUAR SOT?”

 

Në total, numri i të shëruarve ka shkuar në 165, ndërsa të infektuar kemi 400. Të dhënat do të përditësohen në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *