Subscribe

22 tetori njihet si dita kombëtare e aktivizmit, e cila i dedikohet njeërzve dhe nismave që guxojnë të adresojnë dhe përmirësojnë problematikat shqetësuese të shoqërisë.

 

Pavarësisht nga cila zonë vijnë, rracës, etnisë apo gjinisë të rinj nga e gjithë shqipëria treguan luftën e përditshme që ata bëjnë për kauza të ndryshme.

 

Një mezash inkurajues në ditën e aktivizmit të rinjtë morën edhe nga zv ambasadori amerikan në Tiranë, Daniel Koski.

 

 

 

DANIEL KOSKI

 

 

ZV AMBASADOR I SHBA

 

 

“ Forcimi i demokracisë së Shqipërisë është një përparësi e Qeverisë amerikane e cila po e ndjek këtë qëllim përmes programeve tona, projekteve të zhvillimit dhe mbështetjen për ditën kombëtare të aktivizmit. Një shoqëri civile e forte shërben si një roje për institucionet përgjegjëse. Kjo mund të sjellë ndryshime të rëndësishme. Avokimi i suksesshëm kërkon vendosmëri edhe kur dështimi duket i sigurt. Ju nxis të merrni përsipër këtë angazhim dhe të punoni për të bërë zërin tuaj të dëgjohet. Ambasada e SHBA është këtu për t’ju ndihmuar që të ngrini zërin ”

 

 

 

Për të dytin vit në qëndër të kryeqytetit u organizua edhe panairi i shoqërisë civile me qëllim promovimin e nismave të organizatave ose individëve të ndryshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *