Zjarret shënojnë viktimën e parë në Shqipëri.

 

64-vjeçari Andrea Haxhiaj humbi jetën pasditen e kësaj të marte, pasi banesa në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës është përfshirë nga flakët.

 

Ndërsa bashkëshortja e tij 57-vjeçare, e cila gjithashtu mësohet se ka pësuar djegie të mëdha në trup dhe fytyrë, është dërguar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje kritike për jetën.

 

Vatra e zjarrit në zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër është aktivizuar gjatë mesditës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrethuar fshatrat Arshi Lengo dhe Asim Zenel. Situata është përkeqësuar dhe banorët janë përpjekur të shuajnë flakët me mjete rrethanore për të mbrojtur shtëpitë.

 

Edhe çifti i bashkëshortëve Haxhiaj ka qenë duke punuar për shuarjen e flakëve pranë banesës së tyre, kur kanë pësuar dëmtime të shumta dhe për pasojë Andrea Haxhiaj ka humbur jetën.

 

Situata paraqitet kritike në Gjirokastër, ndërsa Vizion Plus mëson se deri më tani, 10 persona janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjeksore.

 

Në fshatrat Arshi Lëngo dhe Asim Zeneli ka nisur evakuimi i banorëve. Forca të shumta të ushtrisë i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *