Forcat e armatosura të Shqipërisë si dhe shërbimet zjarrfikëse Korçë e Maliq përfunduan pas 15 ditësh misionin e tyre të parë në operacionin e shuarjes së zjarreve në Greqi.

 

Mbrëmjen e së mërkurës gjitha forcat që kanë pjesë e këtij operacioni kaluan pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

 

Leonard Qyra, drejtuesi i operacionit ka bërë me dije se ndërhyrja ka qenë shumë e vështirë edhe për shkak të terrenit .

 

LEONARD QYRA

DREJTUESI I OPERACIONIT

 

Operacioni shkoi shumë mirë edhe pse ishte zonë e vështirë, ne ishim në Aleksandropolis. Por kishim mbështetje.

 

Edhe për komandantin e Forcave të Armatosura Arjan Gjyla, operacioni është kryer me sukses.

 

ARJAN GJYLA

 

KOMANDANT I FA

 

 Situata ka qenë tepër kritike për jetën e banorëve të zonës, por operacioni ishte i sukseshëm.

 

Flamur Besholli prej 30 vitesh është pjesë e shërbimit zjarrfikës në Korçë dhe ky është misioni i parë i tij jashtë kufijve të vendit tonë.

 

FLAMUR BESHOLLI

 ZJARRFIKES

 

Mision i vështirë por i dobishëm për ne, rrezikuam por patëm dhe mbështetje.

 

Pjesë e këtij operacioni ka qenë 48 forca nga vendi ynë si dhe 10 mjete të shërbimit zjarrfikës dhe logjistikës. Gjatë 15 ditëve të këtij operacioni stafi mjekësor, pjesë e trupave shqiptare ka kryer disa ndërhyrje mjekësore për banorë të zonës si dhe emigrantë të cilët kalonin nga Turqia drejt Greqisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *